Një grabitje është shënuar këtë të enjte në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Një person, ende i paidentifikuar, ka hyrë në market dhe nën kërcënimin e një thike i është afruar arkës, duke kërcënuar shitësen dhe duke marrë paratë e xhiros ditore.

Gjatë momentit të grabitjes, shitësja ka tentuar ta ndalojë autorin, por është plagosur lehtë në dorë nga thika. Ajo është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grabitësit, ndërsa po shqyrtohen edhe rrethanat e ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB