“Nuk më pëlqen t’u jap këshilla njerëzve, sepse besoj se të gjithë duhet të jetojnë përvojën dhe jetën e tyre.”

“Ka një gjë: mos hiqni dorë kurrë nga ajo që ndjeni, nga ajo që dëshironi dhe nga ajo që doni. Mos u dorëzoni kurrë dhe vazhdoni të përpiqeni, pavarësisht se çfarë ndodh, sepse në fund të fundit, ky është thelbi i jetës .”

ÇUDITËRIA IME –  “Më pëlqen shumë të rri vetëm. Larg kaosit. E di që jam më I çuditshëm se çdo gjë tjetër… Ndonjëherë kaosi në shtëpi me tre fëmijë më mposht dhe kam nevojë për momentet e mia të vetmisë. Çfarë bëj në ato momente? Asgjë e veçantë, e rëndësishme është të jem i qetë. Shpesh shtrihem në divan dhe shikoj televizor. Jam shumë i ndjeshëm. Për shembull, nëse dikush lëviz diçka nga vendi ku e kam lënë, menjëherë më vjen keq. Ose nëse ndodh diçka e papritur gjatë ditës, nervozohem menjëherë. Në këtë rast, mbyllem në vetvete dhe nuk flas për të me të tjerët .”

PARADOKS NË SHTËPI – “Antonella nuk më lejon të luaj futboll me fëmijët brenda. Jeta është paradoksale, apo jo? Unë jetoj për futbollin, por nuk mund të luash futboll në shtëpi .”

MESAZHE TELEFONIKE –  “Nuk më pëlqen shumë të shkruaj mesazhe, as me miqtë, as me mamin apo familjen time. Jam shumë i keq në mbajtjen e kontaktit përmes mesazheve. Kur i shoh njerëzit personalisht, më duket sikur nuk ka kaluar shumë kohë. Nuk është se nuk më intereson. Thjesht e gjej të lodhshëm shkrimin e mesazheve: të përgjigjem, të pres një përgjigje dhe pastaj të përgjigjem përsëri. Nuk më pëlqen. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë i shmang mesazhet. Sinqerisht, shkrimi i mesazheve ndonjëherë mund të më bezdisë .”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB