Java e 19 e Serisë A italiane shkaktoi sërish polemika arbitrare sidomos në Napoli-Verona dhe Lazio-Fiorentina dhe kjo nuk duket se nuk është dicka pozitive teksa po afron java e 20 që do të kulmojë në mbrëmjen e së dielës me supersfidën mes Interit dhe Napolit, që është një ndeshje delikate për cilindo gjyqtar që do ta arbitrojë.

Kush do të jetë gjyqtari i ndeshjes së titullit të sezonit të kaluar? Në pritje të përzgjedhjes zyrtare, mund të bëhet ndonjë arsyetim. Në raundin e mesjavës nuk arbitroi Mariani, por ky është arbitri i sfidës së parë i kontestuar në fushë dhe më pas i sanksionuar nga AIA për penalltinë e akorduar në favor të Napolit pas përplases Mkhitaryan-Di Lorenzo. Po kështu është edhe Sozza, por që është nga Milani edhe pse nga sezoni 2022-23 nuk ekziston më kjo lidhja territoriale; tjetër emër është ai i Colombo që është nga Como dhe për të cilin mund të vlejë i njëjti diskutim si për Sozza. Mbetet edhe një kandidat i fundit dhe që duket se është në pole position për të vënë drejtësi në këtë  ndeshje është Daniele Doveri

Por duhet sjellë në kujtesë se Doveri kishte arbitruar edhje Napoli-Inter në mars të 2025, edhe kjo një tjetër sfidë për titullin, por kjo e marsit të vitit të kaluar ishte akoma më vendimtare sepse duheshin edhe 2 muaj nga fundi i kampionatit dhe ishte një ndeshje që shkaktoi polemika. Në mënyrë të veçantë, Napoli u ankua për një penallti të paakorduar pas një prekjeje të topit me dore të Dumfries në zonë pas gjuajtjes së McTominay. 

Daniele Doveri në karrierën e tij e ka arbitruar 41 herë Napolin me një bilanc prej 22 fitore, 12 barazime dhe 7 humbje, ndërsa Interin e ka gjykuar 38 herë me 16 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje. Po kështu arbitri roman ka vendosur drejtësi në përballjet Napoli-Inter, 5 herë; një fitore për secilën prej skuadrave dhe 3 barazime me nga një penallti në favor për secilin prej dy ekipeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB