Inter, tentativë për Robinho Jr; super ofertë për djalin e ish sulmuesit të Milanit dhe Realit të Madridit
Giacomo Raspadori është shumë pranë transferimit te Roma. Pas takimit të së mërkurës mes Drejtorit Sportiv të klubit verdhekuq, Massara dhe agjentëve të lojtarit, të dyja palët kanë arritur një marrëveshje në lidhje me pagën e Raspadorit dhe operacioni është gjithnjë e më pranë mbylljes me sukses, gjë që pritet të ndodhë në 24-48 orët e ardhshme. Tani që gjithçka të realizohet përfundimisht, duhet edhe ‘po’ e vetë futbollistit
Oferta e Romës-Pas ofertave të para jo shumë bindëse, klubi verdhekuq vendosi të bëjë një sforco tjetër ekonomikë për të siguruar shërbimin e sulmuesit të kombëtares italiane. Roma arriti të ofrojë një pagë më të lartë se ajo që Raspadori merr në Madrid(rreth 6 milionë euro bruto) duke rritur edhe garancitë e blerjes të kërkuara nga vetë sulmuesi. Paga neto duhet të jetë 3.5 milionë euro. Tani mbetet vetëm miratimi përfundimtar i Raspadorit që pritet të kthehet në Itali pas vetëm 6 muajsh të jetuar në Madrid
Shifrat-Duke qenë se e bëri lëvizjen e saj shpejt, Roma e kishte arritur prej kohësh marrëveshjen me Atletico Madrid për transferimin e Raspadorit në kryeqytetin italian. Operacioni do të jetë me huazim me të drejtë blerjeje që do të transferohet në detyrim blerjeje nëse Roma kualifikohet për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, në një operacion që do të ketë një vlerë prej rreth 25 milionë euro. Ndërkaq, nuk është mbyllur ende pista që të çon te Joshua Zirkzee, por ndryshimet në pankinën e Manchester United mund të ngadalësojë ritmet e tratativës. Djajtë e Kuq duhet akoma të gjejnë trajnerin e ri që me siguri do të dojë të vlerësojë holandezin përpara se të lejojë largimin e tij.
Përforcime edhe në mbrojtje-Verdhekuqtë janë në punë për të përforcuar edhe repartin difensiv. Sipas ‘Sky Sport’, verdhekuqtë janë në bisedime me Tottenham për Radu Dragusin, qendërmbrojtësin 23 vjeçar që në të kaluarën ka qenë pjesë e Genoas dhe Juventusit. Në orët e fundit, Massara i ka përshpejtuar tratativat me londinezët për të gjetur një akord për shifrat.
Top Channel