Finale e re, fitore e re; Paris Saint Germain triumfon në Superkupën e Francës. Kampionët e Ligue 1 mundën në finale Olympique Marseille 6-3 pas serisë së gjuajtjeve të penalltive në një ndeshje që u zhvillua në Kuvajt dhe ku nuk munguan emocionet.

Parizienët shkonin në këtë finale si kampionët e Francës dhe fitues të Kupës, ndërsa Olympique Marseille si skuadra e vendit të dytë në kampionat. Sinjalin e parë në këtë ndeshje e dha skuadra marsejeze e De Zerbit me Balerdi që u ndal nga Chevalier në minutën e 7. Por golin e gjeti Paris Saint Germain në minutën e 13 teksa shënoi me Ousmane Dembele, fituesin e Topit të Artë 2025 pas një asisti të Vitinha dhe pas një gabimi në mbrojtje të Marseille

Marsejezët u përpoqën të reagonin me Greenëood, ndërsa në krahun tjetër Nuno Mendes vuri Rullin në punë, ashtu sikurse bëri edhe Emerson me Chevalier. në minutën e 74, Olympique Marseille fitoi një 11 metërsh dhe në pikën e bardhë shkoi Greenëoodi i cili nuk gaboi dhe barazoi rezultatin në 1-1. Një gol që i rriti moralin skuadrës së De Zerbit që në minutën e 87 përmbysi rezultatin falë autogolit të Pacho. U duk se gjithcka po shkonte në favor të Marseille, por në minutën e 95, Gonçalo Ramos barazoi shifrat në 2-2 dhe në fund skuadra fituese u zgjidh pas penalltive. Për PSG, Gonçalo Ramos, Vitinha, Nuno Mendes dhe Doué shënuan në tentativat e tyre, ndërsa Chevalier priti penalltitë e O’Riley dhe Traore, duke i dhënë mundësi skuadrës pariziene të fitojë Superkupën e Francës për herë të 14 në historinë e saj, janë 12 suksese në 13 edicionet e fundit, një dominim absolut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB