Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te ‘5 Maji’ në kryeqytet, situata serioze
08/01/2026 19:22
Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se përmasat e zjarrit janë të mëdha.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete.
Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
Top Channel