Rasmus Hojlund nuk e pranon aspak anulimin e golit të anuluar në ndeshjen mes Napolit dhe Verona, një gol që do të barazonte rezultatin në 2-2 në atë moment. Qendërsulmuesi danez iu drejtua rrjeteve sociale për të folur për këtë anulim nëpërmjet një Instagram Story duke e thënë qartë se në momentin që shënoi nuk kishte prekje të topit me dorë nga ana e tij.

‘As nuk e preka topin me dorë…’-shkruante në postimin e tij qendërsulmuesi danez, një vizion që që u mbështet edhe nga trajneri i tij Antonio Conte që e shprehu  këtë pas përfundimit të ndeshjes. 

‘Na u anulua një gol i Hojlund që nuk di se ku duhet të vendoste krahun. Vlerësime subjektive nga ata që janë në sallën VAR, duhet t’i pranojmë dhe i pranojmë, Çfarë duhet të bënte me krahun ai? Ta presë? Bëhet e vështirë por shkojmë përpara. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Vetëm elozhe për futbollistet duke parë periudhën dhe me sa lojtarë po e bëjmë këtë-ishin fjalët e trajnerit të kampionëve të Italisë, Antonio Conte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB