Massimo Moratti ndez pragndeshjen Inter-Napoli duke bërë deklarata të forta në një intervistë për Napoli Netëork. Ish presidenti i Interit bëri një analizë të kaosit arbitrar që u panë në ndeshjet e fundit të Serie A(duke iu referuar Napoli-Verona dhe Lazio-Fiorentina), duke vënë në dukje një diferencë të qartë me skandalet e 20 viteve më parë sic është Calciopoli.

‘Nuk ka analogji me të kaluarën; në atë epokë ishte krimi i organizuar që drejtonte futbollit, sot arbitrat janë jashtë forme dhe jo në lartësinë e duhur-tha Massimo Moratti që më pas kritikoi përdorimin e sistemit VAR duke kërkuar më shumë qartësi për hierarkitë ne vendimmarrje dhe duke i përkufizuar ‘jo shumë të qarta’ episodet në Maradona Stadium.

Duke u kthyer te futbolli i luajtur, Moratti e prezanton supersfidën e San Siros si një moment shumë të rëndësishëm.

Interi e meriton vendin e parë, nëse fiton avantazhi bëhet i dukshëm, por Napoli i Contes ka bërë shumë mirë-tha Moratti që në fund foli edhe  për Aurelio De Laurentiis duke i thurur elozhe për mënyrën sesi po e menaxhion klubin. ‘I ka kaluar të gjithë me një rritje konstante-tha ai-të fitosh në Napoli nuk është e lehtë, është një sukses shumë i madh’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB