Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Erling Haaland është një makineri golash. Nuk është diçka e re, por penalltia e shënuar në ndeshjen me Brighton i dha mundësi sulmuesit norvegjez të arrijë kuotën e 150 golave në Premier League dhe këtë e ka arritur në vetëm 173 ndeshje të shënuara. Kjo shifër u arrit vetëm pak kohë pasi Haaland arriti kuotën e 100 golave në 111 ndeshje në kampionatin anglez ku ai është shpallur dy herë shënuesi më i mirë në 3 vjet.
Sulmuesi 25 vjeçar vazhdon t’iu afrohet golashënuesve më të mirë në historinë e Citizens ku në krye është Sergio Aguero me 260 gola me argjentinasin që vazhdon të jetë larg. Në javët e ardhshme, Haaland mund të arrijë Joe Hayes dhe Billy meredith që janë në vendin e katërt me 152 gola, ndërsa Colin Bell është me 153 gola
Në ditët e kaluara, qendërsulmuesi i Manchester City kishte takuar një tjetër kampion sporti siç është ish sportisti i MMA Khabib Nurmagomedov, që vizitoi qendrën stërvitore të Citizens. Në ripublikimin e fotos me Khabib me përshkrimin ‘Mentalitet’, Haaland pa dashur ‘zbuloi’ një nga sekretet e shumta të skuadrës që ishte shfaqur në ekranin pas shpinës së tyre.
Bëhet fjalë për shprehje motivuese për skuadrën dhe ishte kjo: ‘Nuk dorëzohemi. Përshtatemi. Reagojmë. Transformojmë dështimet në zgjidhje. Nuk jemi të dobët. Jemi Manchester City Football Club”.
Por pavarësisht shifrave të frikshme të yllit të tij, Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Brighton në mbrëmjen e së mërkurës duke regjistruar barazimin e tretë radhazi në kampionat pas atyre me Sunderland dhe Chelsea.
Top Channel