Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Juventus mund të ketë Dusan Vlahovic në dispozicion përpara kohës së parashikuar. Sipas asaj që publikohet nga ‘Tuttosport’, sulmuesi serb mund të kthehet në fushën e lojës 2-3 javë përpara afatit të përcaktuar. Kjo do të thotë se Vlahovic mund të jetë në fushë që në mesin e muajit shkurt dhe në shënjestër është sfida me Interin(fundjava e 15 shkurtit).
Sulmuesi 25 vjecar nuk luan që nga 29 nëntori i vitit të kaluar kur u dëmtua në ndeshjen kundër Cagliarit dhe ekzaminimet mjekësore dhanë rezultate shqetësuese, dëmtim i shkallës së lartë në aduktorin e majtë. Vlahovic e nisi punën për riaftësimin e tij që në fillim të dhjetorit me synimin që të kthehet të ndihmojë skuadrën sa më shpejt të jetë e mundur. dhe hapi i parë i rëndësishëm ishte operacioni i kryer në Londëer. Ndërkaq, Juventus që është në pritje të lëvizjeve të mundshme në merkato, ka rigjetur Jonathan David që shënoi në ndeshjen me Sassuolon pas penalltisë së humbur në sfidën me Leccen.
Por pak më shumë se një muaj me vonë, fizioterapia po funksionon për mrekullit për Vlahovic dhe Juventus mund të thuhet se ka një optimizëm të përmbajtur për kthimin e sulmuesit brenda muajit mars. Nëse do të konfirmohet kthimi i tij në ndeshjen me Interin në 15 shkurt, atëherë Vlahovic do të mungojë edhe në 8 ndeshje të tjera përpara se të vihet në dispozicion të Luciano Spallettit; ndeshjet e Serie A kundër Cremoneses, Cagliarit, Napolit, Parmës dhe Lazios; sfidat në Ligën e Kampioneve me Benfican dhe Monacon si dhe ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
Top Channel