Jonathan David, me golin e shënuar ndaj Sassuolos, u zbbllokua pas 135 ditësh dhe tani, sipas trajnerit të përfaqësueses kanadeze, Jesse Marsch, ai nuk do të ndalet më në fushën e lojës.

‘Kishte vetëm nevojë për një periudhë përshtatjeje-tha Jesse Marsch në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello sport’-e them dhe e rithem. Unë jam trajneri i David te kombëtarja kanadeze, por kur isha te Salzburgu kam punuar edhe me Haaland, ndërsa te Leipzig kam pasur nën urdhrat e mia, Nkunku dhe sulmues të tjerë shumë të mirë. Pas Erling që është një ‘monstër’, është David bomberi më i mirë me të cilin kam punuar. Gjithnjë ka shënuar  dhe kjo do të ndodhë sërish edhe në një turne me hapësira më të ngushta siç është Serie A’.

Marsch foli edhe për episodin e penalltisë së humbur nga David në ndeshjen me Leccen që u diskutua shumë në median italiane.

‘E njoh Jonathan dhe nuk është i shqetësuar pas asaj penalltie të humbur me Leccen dhe polemikave të shumta-vijoi trajneri i Kanadasë-të gjithëve iu ndodh. E pashë drejtpërdrejt në Pisa dhe komunikojmë shpesh; isha i sigurt se goli do të vinte shpejt. Nuk u habita as nga momenti shumë i bukur i përqafimit të tij nga shokët e skuadrës dhe Spalletti pas golit të shënuar me Sassuolin sepse Juventus është një skuadër e madhe dhe këto janë sjellje të një skuadre të madhe. David është i lumtur te Juventus dhe edhe në momentet më të vështira, ai gjithnjë më ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Torino’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB