Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Algjeriani Mohamed Amoura provokoi zemërimin e tifozëve duke synuar Kouka Mouladinga-n i cili vishet si “Patris Lumumba” dhe ishte një nga tifozët më të veçantë të aktivitetit.
Përballja e Algjerisë me Republikën Demokratike të Kongos në raundin e 16-të të Kupës së Afrikës do të hyjë në histori jo vetëm për golin dramatik të Adil Bulbinës në minutën e 119-të të kohës shtesë, por edhe për një incident që preku një simbol të ndjeshëm kombëtar. Futbollisti algjerian Mohamed Amoura ishte në qendër të një polemike të nxehtë që filloi me një festë dhe përfundoi me një kërkim falje publike.
Gjatë gjithë ndeshjeve të Kongos në Kupën e Afrikës, tifozi Michel Nkoka Bolantinga (i njohur si “Lumuba”) qëndroi i palëvizshëm në tribunat e stadiumit në Rabat, duke imituar qëndrimin e Patrice Lumumba, heroit kongolez të pavarësisë i cili u vra në vitin 1961.
Menjëherë pas golit të fitores së Algjerisë, Amoura vrapoi drejt tribunave, qëndroi në këmbë duke imituar qëndrimin e tifoziz dhe më pas ra në mënyrë injoruese përtokë, një veprim që u interpretua si një fyerje ndaj simbolit kombëtar kongolez. Imazhet u bënë menjëherë virale, duke provokuar zemërimin e tifozëve.
Falja e “zjarrfikësit” të Amourës
Duke parë përmasat që kishte marrë çështja, sulmuesi i Wolfsburgut postoi një mesazh të gjatë në Instagram, duke u përpjekur të justifikohej. Amoura pretendoi se nuk e dinte se kë përfaqësonte tifozi. “Në atë moment, nuk kisha idenë se çfarë përfaqësonte ai person ose simbolika në tribunë. Doja vetëm të ngacmoja, në një mënyrë të lehtë, në frymën e rivalitetit sportiv”, shkroi ai.
Ai ia atribuoi sjelljen e tij presionit të madh dhe adrenalinës së kohës shtesë. “Ndeshja ishte tepër intensive. Nëse qëndrimi im u keqkuptua, kërkoj ndjesë sinqerisht. Unë e respektoj Kongon dhe ekipin e saj.”
Pavarësisht kërkimit të faljes, veprimi i tij u përshkrua nga shumë si “arrogant”, veçanërisht duke pasur parasysh se Lumumba kishte mbështetur edhe pavarësinë e Algjerisë në të kaluarën. Sa i përket ndeshjes, Algjeria u kualifikua për në çerekfinale ku do të përballet me Nigerinë (10/01).
Top Channel