Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
David Coote i ka shpëtuar burgut pasi u deklarua fajtor për krijimin e një imazhi të pahijshëm të një fëmije. Ish-arbitri i Premier Ligës u dënua me nëntë muaj burg, me dy vjet pezullim, në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit të enjten.
Coote u akuzua për veprën penale të Kategorisë A në gusht, e cila lidhet me një skedar video të rikuperuar nga policia në shkurt 2025. Kategoria A është më e rënda nga kategoritë dhe akuza lidhet me veprime të tilla si shkarkimi, ndarja dhe ruajtja e materialit.
Ai mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh burgim. Arbitri ishte deklaruar fajtor për xhirimin e një videoje të pahijshme të një djali 15-vjeçar në janar 2020.
Pas akuzës së ngritur ndaj tij në shkurt të vitit të kaluar, Gjykata e Kurorës së Nottinghamit dëgjoi pranimin e fajësisë nga Coote në tetor, pasi ai fillimisht u deklarua i pafajshëm një muaj më parë në shtator. Të enjten, Coote u rishfaq në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit, ku u konfirmua se ai i kishte shpëtuar burgut për veprën penale.
Megjithatë, atij iu dha një urdhër për parandalimin e dëmtimeve seksuale me kohëzgjatje 10 vjet.
Coote u arrestua kur u zbulua një ‘imazh lëvizës i Kategorisë A’ në një laptop Dell, i cili u aksesua për herë të fundit më 2 janar 2020. Prokurorët thanë se klipi u gjet pas një hetimi të veçantë mbi komentet që ai bëri në lidhje me ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, të cilat çuan në pezullimin e tij fillestar nga PGMOL në nëntor 2024.
Ai duhej të dënohej më 11 dhjetor 2025, por avokati i tij nuk mundi të merrte pjesë personalisht, që do të thotë se seanca u shty me një muaj. Por ai u rikthye në gjykatë për dënimin e tij të enjten, ku mësoi për fatin e tij.
“Coote pati një ulje të ndjeshme në dënim”, thotë gjykatësi
Duke iu drejtuar Coote përpara se t’i jepte dënimin, gjykatësi Nirmal Shant tha: “David Coote, ke pasur një ulje të madhe të dënimit.” Gjykatësi i tha atij se pika fillestare për një vepër të tillë penale është një vit burgim, me një interval midis 26 javëve dhe tre vjetëve.
Gjykatësi Shant shtoi: “Ju erdhët në vëmendjen e policisë pas një hetimi mbi sjelljen tuaj ndërsa ishit i punësuar si gjyqtar profesionist.”
Ju ishit filmuar duke bërë komente [për] trajnerin e atëhershëm të Liverpool Football Club. Akuzat aktuale nuk kanë lidhje me këtë, por ato çuan në ardhjen e policisë në shtëpinë tuaj në shkurt të vitit të kaluar. “Ata gjetën një laptop dhe një hard disk [i cili ishte] lidhur me laptopin më 2 janar.
“Në kohën kur i thatë policisë se do të gjenin kokainë që e kishit për përdorim personal – jeni paralajmëruar për këtë.”
Ajo i tha Coote-it se ky lloj vepre penale përfshin “një fëmijë të vërtetë që abuzohet.” Coote është urdhëruar gjithashtu të kryejë 150 orë punë të papaguar në komunitet. Lajmi për dënimin e ish-arbitrit vjen pasi ai u shkarkuar nga PGMOL në vitin 2024 dhe iu dha një ndalim nga UEFA pas videove dhe mesazheve dëmtuese të postuara në internet. Ai u pezullua dhe u akuzua nga FA në qershor të këtij viti.
Pse u pezullua David Coote?
Coote mbikëqyri 112 ndeshje të Premier League gjatë karrierës së tij si arbitër, së bashku me shumë ndeshje në të gjitha Ligat Angleze të Futbollit.
Në nëntor të vitit 2024, në rrjetet soisle u shfaq një klip ku tregohej ish-gjyqtari duke e quajtur ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, një ‘k… gjerman’ dhe arrogant. Ai u shkarkua nga PGMOL në dhjetor 2025, pasi ata e konsideruan atë si “në shkelje të rëndë të dispozitave të kontratës së tij të punës, me pozicionin e tij të konsideruar të papërshtatshëm”.
Federata Angleze e Futbollit nisi hetimin e saj dhe ngriti akuza ndaj Coote disa muaj më vonë. Një klip tjetër tregonte Coote duke thithur një substancë të bardhë – e cila u pasua nga akuza se ai u përpoq të organizonte një “festë droge”, në mesazhet e dërguara gjatë pushimit të ndeshjes midis Tottenham dhe Manchester City-t.
Coote u akuzua gjithashtu se ishte diskutuar dheënien e një kartonit të verdhë para dhe pas një ndeshjeje në Championship midis Leed Unided dhe West Brom, por në fund nuk u përball me akuza për sjellje të pahijshme në lojërat e fatit.
Top Channel