Roberto Baggio, gjeniu i futbollit që u zhduk në një fshat…nuk sheh më as futboll
Te Benfica kanë shpërthyer problemet pas disfatës 3-1 ndaj Sporting Braga në Kupën e Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj futbollistëve të tij për këtë disfatë
‘Nuk mund të them se Braga e meritoi fitoren. Duhet të them se Benfica meritoi të humbasë-tha Mourinho pas ndeshjes-ishim ne që zhvilluam një pjesë të parë të tmerrshme. Që nga momenti kur arbitri Joao Pinheiro akordoi një penallti për një faull jashtë zone, në vend të reagonim pozitivisht, e bëmë këtë në mënyrë negative, me nervozizëm me një zotërim topi shumë të dobet dhe humbje të topit në mënyrë të pabesueshme. Zalazar e shfrytëzoi mjaft mirë vertikalizimin në fushe me një gol të dytë të papranueshëm. Ishte një pjesë e parë e tmerrshme në të gjitha kuptimet. Me shumë gabime teknike, dukej sikur kishte gabime në analizën teknike, dicka që për mendimin tim, nuk ndodhu. E papranueshme në çdo rrethanë’.
Më pas Mourinho pranoi se bisedoi me futbollistët e tij në dhomat e zhveshjes
‘Zakonisht nuk flas me futbollistët në dhomat e zhveshjes pas ndeshjeve, por këtë radhë e bëra-vijon Mourinho-fola me tone kritike. Nuk kishte asnjë që të hapte dyert. Pata një bisedë që përfundoi të ishte një monolog. Kishte veprime individuale të papranueshme, që u përkthye në një rendiment kolektiv shumë të dobët në pjesën e parë’
Ndërkaq edhe tifozët e Benfica nuk e fshehën indinjatën e tyre për këtë humbje, por sidomos për politikën sportive të drejtuesve të klubit. Një grup prej 30 personash shpalosën në Da Luz një parrullë ku lexohej: Pas hotelit ndërtoni një bordello, një djall titujt, ajo që duam është betoni’

Top Channel