‘Orët e fundit të 2025 dhe të parat për 2026 nuk mund të ishin më të mirë’-Ky është mesazhi plot pozitivitet i Sara Carboneros në fillimin e vitit të ri të postuar në rrjetet sociale teksa ishte duke shijuar pushimet me partnerin e ri dhe një grup miqsh. Por vetëm pak ditë më vonë, ish bashkëshortja e Iker Casillas, gazetare dhe moderatore, u shtrua në spital me urgjencë në Ishujt Canarie pasi u ndje keq duke iu nënshtruar edhe një ndërhyrjeje.

Deri në këtë moment nuk ka pasur një buletin zyrtar për diagnozën apo detajet e sakta që çuan në realizimin e kësaj ndërhyrjeje, por sipas asaj që publikohet në disa të përditshme spanjolle, operacioni i Sara Carboneros rezultoi i suksesshëm dhe ajo ndodhet në repartin e terapisë intensive duke e marrë veten nën kontrollin mjekësor. Ndërkaq ngga rrethi i gazetares dhe moderatores vijnë lajme lehtësuese. Sara Carbonero është e vetëdijshme dhe gjendja e saj nuk konsiderohet e rëndë dhe për këtë arsye burime pranë familjes bënë të ditur se nuk është e nevojshme transferimi i saj me helikopter në Spanjën kontinentale

 Përfaqësuesit e Sara Carbonero që në 2019 zbuloi se kishte tumor në vezore nga i cili ishte shëruar pas një operacioni dhe një trajtimi me kemioterapi, kërkuan respekt, kujdes dhe të evitohen spekulimet për gjendjen e saj shëndetësore deri sa të ketë komunikime zyrtare

Sara Carbonero mori famë në nivel ndërkombëtar gjatë Botërorit 2010 për puthjen në lidhje direkte të Casillas me të cilin ka dy fëmijë për t’u divorcuar në vitin 2021. Tani ajo po përjeton një lidhje tjetër dashurie me Jose Luis Cabrera, ish mesfushor që ka luajtuar në kategori më të vogla në futbollin spanjoll dhe që gjatë gjithë këtyre ditëve i ka qëndruar gjithnjë pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB