Manchester City ngec sërish në Premier League angleze. Në Etihad Stadium, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Brightonin, duke shënuar barazimin e tretë radhazi dhe i jep shansin Arsenalit t’i shkëputet akoma më shumë në krye të klasifikimit që do të thotë se shpresat për titull po zbehen akoma më shumë.

shte Manchester City ai që shënoi i pari në këtë ndeshje me të zakonshmin Erling Haaland që ekzekutoi sakrë një 11 metërsh. Por në fillimin e pjesës së dytë Brighton barazoi shifrat në 1-1 me Kaoru Mitoma. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më edhe pse Manchester City pati shanset e tij për të shënuar një tjetër gol

Chelsea nuk bëri një figurë të mirë në sytë e trajnerit të ri të tij, Liam Rosenior. në Craven Cottage, Blutë humbën derbin londinez me rezultatin 2-1 në një ndeshje që për rreth 70 minuta e e luajtën me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Marc Cucurella.  Kjo ndeshje u zgjidh në pjesën e dytë pasi e para u mbyll me barazimin 0-0. Në minutën e 55 Fulham mori avantazhin në rezultat me golin e Raul Jimenez. Chelsa barazoi shifrat në minutën e 72 me golin e Liam Delap, por ekuilibri në rezultat zgjati vetëm 9 minuta pasi Fulham shënoi golin e fitores 2-1 me Harry Wilson. Pas kësaj sfide Chelsea mbetet me 31 pikë në vendin e 7 duke humbur shansin të hyjë në zonën Champions ndërsa Fulham ngjitet në vendin e 8 me të njëjtën kuotë pikësh me Blutë.

Në ndeshjet e tjera të Premier League; Bournemouth-Tottenham 3-2, Brentford-Sunderland 3-0, Crystal Palace-Aston Villa 0-0, Everton-Wolverhampton 1-1, Newcastle-Leeds 4-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB