Merkatoja dimërore e Juventusit është akoma në pritje të blerjes së parë , por janë të shumtë emrat në tryezën e Comolli dhe Drejtorit të ri sportiv, Ottoline. Ai që po ‘i nxeh’ tifozët bardhezinj në një mënyrë apo tjetrën është sidomos Federico Chiesa që po përflitet për një rikthim në Torino.

Sulmuesi është gati të veshë sërish fanelën e Juventusit, por për momentin Liverpool nuk është i bindur sepse skuadra e The Reds kërkon një shitje përfundimtare të kartonit të futbollistit për një shifër rreth 12 milionë euro, praktikisht vlera e paguar nga kampionët e Anglisë për të blerë lojtarin përpara 18 muajsh.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, këto ditë janë parashikuar kontakte të reja mes klubeve, me Juventusin që do të tentojë të propozojë marrjen e Chiesas me huazim me të drejtë blerjeje që do të bëhet detyrim nëse Juventus kualifikohet për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm.

Por nëse Chiesa duket se është më shumë një tekë, Frank Kessie është një mundësi që nuk duhet lënë t’i shpëtojë Juventusit. Mesfushori, aktualisht pjesë e Al Ahli, është drejt skadencës së kontratës me klubin arab dhe Comolli dëshiron që të sjellë në Torino futbollistin nga Bregu i Fildishtë që në këtë sesion të merkatos. Juventus në fakt po ndjek me vëmendje paraqitjet e Kessie në Kupën e Afrikës dhe objektivi është që ta lirojë atë me parametra zero përpara kohe me Kessie që e pret një kontratë 4-vjeçare me rreth 6 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB