Sindroma e “Bumerangut”, kur Superiorja riciklon “eksportet” e saj si histori suksesi
Kampionati shqiptarë i Abissnet Superiore ka filluar, prej ditëve të fundit të dhjetorit, pushimet dhe riparimet, sa të munden për ata që nuk kanë shkuar mirë në pjesën e parë të kampionatit kur janë luajtur tani më 2 faza apo 18 ndeshje.
Dhe me një vështrim të thjeshtë nëse sheh tabelën mund të kuptohet qartë se cilët janë ata që nuk e kanë filluar mirë sezonin apo që kanë më tepër nevojë për rishikim. Mes tyre ajo që bie më tepër në sy është Tirana, e cila ka vendosur një tjetër rekord, por negativ në historinë e saj, pasi asnjëherë më parë nuk e ka filluar kaq keq një kampionat.
Bardheblutë që janë dhe rekordmenët e futbollit shqiptarë, ndodhen në vendin e fundit pas 18 javësh, me 1 fitore dhe vetëm 10 pikë. Ata janë 9 pikë larg daljes nga zona e ftohtë dhe 20 pikë larg vendit të katërt, që me formulën e re, të lejon të luash në Final Four, aty ku ndahet edhe “torta” e titullit kampion dhe Kupave të Europës.
Pavarësisht se për shumë ndjekës të futbollit shqiptarë dhe specialistë ata janë pretendentët e pare, për rënien nga kategoria me paraqitjen e deritanishme, siç ka ndodhur në disa raste, Tirana ka befasuar me disa lëvizje dhe deri më tani, ata kanë marrë statusin e mbretëreshës së merkatos së dimrit.
Bardheblutë kanë larguar rreth 8 lojtarë dhe që nga hapja e merkatos kanë nënshkruar 4 të rinj të një niveli të konsiderueshëm, të paktën në letër. Fredi Alvarez Kosta Rika, Johan Kortez Kosta Rika I rikthyeri Emanuel Ernest Liberia, dhe Patrik Myslovic Sllovakia.
Bardheblutë janë të vetmit që kanë afruar lojtarë nga 10 skuadrat e Superiores për momentin edhe pse duhet theksuar që merkato dimërore ka ende shumë kohë pasi mbyllet më 2 shkurt.
Grupi i bardhebluve është ndër më të mëdhenjtë aktualisht me 30 futbollistë, ndërkohë që 18 janë të huaj, apo 60% e grupit. Me sa duket Tirana e ka parë të udhës të nxitojë, pasi ka patur më tepër nevojë të ndryshojnë e të përforcohen, por edhe t’i japë kohë stafit teknik dhe lojtarëve të adaptohen.
Janë ende edhe 18 javë kampionat, apo 54 në lojë deri në fund të sezonit dhe kureshtja mbetet e madhe për të parë nëse do të arrijnë bardheblutë që ta kthejnë surprizën e hidhur të fillim kampionatit në një moment gëzimi.
Top Channel