Tirana bën gati një tjetër rikthim të madh në këtë merkato dimërore, bëhet fjalë për ish-in e sulmit të titullit të fundit kampion Redon Xhixha.

Sulmuesi u largua nga Tirana në janarin e vitit 2023, duke vijuar karrierën në Azerbajxhan te Karabaku, ku pati një eksperiencë të rëndësishme në aspektin profesional. Më pas, ai firmosi me CR Belouizdad, ekip me të cilin ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka grumbulluar 117 minuta lojë. Rikthimi i Xhixhës shihet si një lëvizje strategjike nga drejtuesit bardheblu, të cilët synojnë të forcojnë repartin ofensiv për gjysmën e dytë të sezonit.

Megjithatë pika kyçe e rikthimit të Xhixhës janë siguria e financave, Top Channel ka mësuar konfidencialisht se kërkesa e ish-sulmuesit bardheblu janë 40.000 euro paradhënie dhe një pagë prej 5000 eurosh në muaj deri në fund të këtij sezoni. Eshtë pikërisht ky ngërç që për momentin nuk po zyrtarizon kalimin pasi palët kanë rënë dakord për pjesën tjetër. Kjo kërkesë e Redon Xhixhës është e ndryshme nga afrimet e deritanishme që ka bërë skuadra bardheblu me lojtarët e tjerë që ka firmosur kontrata normale pa paradhënie. Megjithatë të dyja kampet, menaxheri i lojtarit dhe ekipi kryeqytetas janë në bisedime për të gjetur një vijë të mesme dhe pritet që shumë shpejtë Xhixha të rikthehet nën ngjyrat bardheblu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB