Kombëtarja/ Pas rinovimit të kontratës, reagoi Sylvinho: Vazhdojmë së bashku. Ajo që na pret më pas kërkon më shumë përkushtim
Intensifikohet efekti i Inteligjencës Artificiale në futboll dhe në fakt janë krijuar avatarët për të ndihmuar arbitrat. Kjo risi teknologjike që është parashikuar të përdoret në Botërorin e kësaj vere që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, është fryt i partneritetit mes qeverisë së futbollit botëror dhe kompanisë Lenovo, parashikon një sërë zgjidhjesh inovative që do të ndryshojnë mënyrën si do të organizohet eventi.
Risia më e rëndësishhme për Botërorin 2026 do të jetë përfshirja e Avatarëve Digjitalë të në teknologjinë e arbitrimit dhe në transmetimin e ndeshjeve, do të jenë të animuar në 3D në mënyrë të veçantë gjatë përsëritjeve të episodit të pozicionit jashtë loje.
‘Botërori 2026 do të jetë spektakli më i madh i të gjitha kohërave në planetin Tokë-tha presidenti i FIFA, Gianni Infantino-7 milionë persona do të ndjekin 104 ndeshje, 104 Super Boël, dhjetëra milionë tifozë do të vijnë në Amerikën e Veriut për të jetuar atmosferën e Kupës së Botës, 6 miliardë persona do ta shohin në shtëpi dhe bota do të ndalet. FIFA dhe Lenovo po përshtasin plotësisht teknologjitë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale, ‘Football AI’ për të mbështetur skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjeve duke ofruar në të njëjtën kohë një eksperiencë te mrekullueshme për tifozët në të gjithë botën. Me ‘Football AI’ do të demokratizojmë aksesint te të dhënat duke ofruar setin më të plotë të analizës futbollistike të gjitha skuadrave dhe shumë shpejt edhe tifozëve. Gjenerata e re e Referee Vieë do të na tregojë imazhe të reja të vendosura nga AI për ta bërë eksperiencën vizive unike, sikur të jemi në qendër të fushës me lojtarët. Dhe avatarët 3D të aktivizuar nga IA do të garantojnë identifikimin dhe gjurmimin e saktë të lojtarëve, një progres i madh në teknologjinë e pozicionit jashtë loje gjysmëautonomik që do të ofrojë imazhe të një cilësie shumë të lartë, vendime më të shpejta dhe një kuptim i qartë nga të gjithë’.
Top Channel