Formula 1/Historia e Lewis Hamilton dhe makinat e tij me vlerë 15 milionë euro(përpara se t’i shiste)
Dikur rekordmen botëror në pishinat e notit, dikur rivalizonte me legjendën Michael Phelps, kurse tani është në vështirësi ekonomike për shkak të divorcit me bashkëshorten, Kayla Reid, nëna e 3 fëmijëve të tij.
Kjo është situata e ish notarit të njohur amerikan, fitues i shumë medaljeve të arta olimpike, Ryan Lochte.
Tashmë në moshën 41 vjecare, ish notari u detyrua të nxjerrë në ankand, 3 nga 6 medaljet e arta olimpike të tij për një vlerë totale prej 385 520 dollarë ose rreth 400 mijë euro. Ai që e bëri të ditur ishte Darren Rovell i medias digjitale CLLCT. Edhe në të kaluarën, pikërisht në vitin 2022, Ryan Lochte nxori në shitje medalje të argjendta dhe bronzta olimpike për vlerën e 166 mijë dollarëve.
Këtyre ai iu shtoi edhe 3 medalje të arta dhe bëhet fjalë për atë në stafetën 4×200 m stil i lirë të Pekin 2008 për 183 mijë dollarë, medaljen e artë në stafetën 4×200 m në Athinë 2004 për 80 mijë dollarë dhe medaljen e artë në stafetën 4×200 stil i lirë në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros të vitit 2016 për 122 mijë dollarë
Top Channel