Burnley doli i kënaqur nga fusha e lojës në përfundim të sfidës me Manchester United ndaj të cilit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja edhe në këtë përballje ishte në formacionin bazë dhe qëndroi në fushën e lojës për 76 minuta duke zhvilluar një lojë relativisht të mirë, më pas ai ia la vendin e tij, Fosterit

Përsa i përket ndeshjes, në minutën e 13, Burnley mori avantazhin 1-0 falë autogolit të Ayden Heaven dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në 45 minutat e dyta, Manchester United përmbysi rezultatin dhe protagonist u bë Benjamin Sesko që shënoi të dy golat e Djajve të Kuq në minutën e 50 dhe të 60.

Gjithsesi Burnley reagoi duke barazuar rezultatin në 2-2 me golin e Antony në minutën e 66. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit me Burnley që vazhdon të jetë në vendin e parafundit me 13 pikë, ndërsa Manchester United shkon në 32 pikë në vendin e 6.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB