500 milionë euro të papërdorura në buxhetin e shtetit, ekspertët: Problem realizimi i shpenzimeve, FMN do të tregohet kritike

07/01/2026 19:49

Ku po shkojnë paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve që duhet të shpenzohen për investime të mira publike? Të mbyllura në arkën e shtetit. Edhe pse duhet të shpenzoheshin gjatë gjithë vitit, jo vetëm që nuk ka ndodhur kështu, por buxheti i shtetit ka rezultuar me një suficit mbi gjysmë miliardë euro në 2025.

Një sër institucionesh të cilat kanë një rëndësi të veçantë në shpenzimin e parave publike si ministritë, pushteti vendor, ARRSH, AKSHI, nuk i kanë shpenzuar paratë siç duhet, të shtrira në kohë por dhe të shpërndara, të cilat do të përktheheshin dhe në më shumë investime duke paralizuar kështu buxhetin e shtetit.

Të ardhurat në 11 mujorin 2025 sipas MF arritën në 687 mld lekë apo thënë ndryshe 7.1 mld euro të përftuara kryesisht nga administrate tatimore dhe pak më pak nga ato doganore, ndërsa shpenzimet 636 mld lekë apo 6.6 mld euro me një realizim sa 91% e planit të periudhës.

Për të shpëtuar nga kolapsi buxhetor në mosrealizimin e shpenzimeve, qeveria miratoi një vendim, i cili e lejon ministrinë e Financave, që çdo shpenzim të pa ekzekutuar ta kalojë në Fondin e Pensionistëve.

Një shembull na vjen nga Greqia. Teksa në vitin 2024 ky shtet realizoi një suficit sa 1.3% e PBB, dedikoi një paketë ndihmash për familjet me të ardhura të ulëta rreth 1 miliardë euro të specifikuar tek personat e moshuar si dhe tek qiramarrësit do ti kthehej kostoja e një muaji qira çdo fund nëntori. Ndërsa një pjesë të madhe të parave publike ja dedikoi edhe përshpejtimit të investimeve publike.

Ndërsa suficit shihet si një mundësi për të forcuar ekonominë dhe jo mbledhur paratë, në Shqipëri Ministria e Financave na vë ne dijeni që ky tregues do të kalojë në fondin e pensioneve, por deri më tani nuk dihet sesi do të veprohet
Nga vet Kontrolli i Lartë i Shtetit është ngritur shqetësimi kundrejt Ministris së Financave që shpenzimet të realizohen dhe shpërndahen gjatë gjithë vitit duke shmangur kështu keqmenaxhimine ciklit buxhetor. 2025 u mbyllë, por seç do të ndodhi në 2026 ngelet për tu parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB