Zyrtare/ Sylvinho edhe 7 muaj trajner i kombëtares shqiptare, Duka i rinovon kontratën brazilianit
Fredi Alvarez është zyrtarisht pjesë e Tiranës. Me një vlerë tregu prej 700 mijë eurosh, mesfushori 30-vjeçar bëhet një nga lojtarët më të vlerësuar të Kategorisë Superiore, duke e ndarë këtë status me Sherif Kallakun.
Alvarez vjen në kryeqytet së bashku me Johan Kortez, një tjetër lojtar nga Kosta Rika, të cilët së fundmi luanin për klubin Liberia në vendin e tyre.
Bardheblutë e shohin Alvarezin si një element kyç për të ndryshuar dinamikat e skuadrës në Superiore. Ai luan si mesfushor sulmues, duke ofruar eksperiencë dhe kreativitet në repartin ofensiv.
30-vjeçari ka një karrierë të spikatur në Maqedoninë e Veriut, ku është shpallur Lojtar i Vitit për dy sezone radhazi, në 2021/22 dhe 2022/23, gjatë kohës që ishte pjesë e Shkupit, duke treguar konsistencë dhe nivel të lartë performancash.
Top Channel