Formula 1/Historia e Lewis Hamilton dhe makinat e tij me vlerë 15 milionë euro(përpara se t’i shiste)
Turneu i parë Grand Slam i vitit, Australian Open kalon Wimbledonin për shpërblimin e akorduar për tenistët. Turneu në Melbourne bëri të ditur se shifra totale e shpërblimit për tenistët dhe tenistet është 111.5 milionë dollarë australianë ose 64 milionë euro, shifër kjo që është 16% më e lartë se ajo e vitit 2025.
Kjo shifër kalon kuotën e 61 milionë eurove të akorduara në Wimbledon, por është prapa US Open me 77 milionë euro.
‘Kjo rritje me 16% tregon impenjimin tonë në mbështetje të karrierave tenistike në të gjitha nivelet-tha Shefi Ekzekutiv i Federatës Australiane të Tenisit, Greg Tiley-nga rritja me 55% e shpërblimit të kualifikueseve nga 2023, në përmirësimin e përfitimeve për lojtarët, po garantojmë që tenisi të jetë i përballueshëm për të gjithë lojtarët’.
Fituesit e turneut individual si të meshkujve ashtu edhe të femrave do të përfitojnë 4.15 milionë dollarë australianë secili dose 2.38 milionë euro me një rritje prej 19%. Ndërsa tenistëve që do të eliminohen që në fillim iu është garantuar gjithsesi një shpërblim prej të paktën 40 500 dollarë australianë ose 23 mijë euro.
Top Channel