Ish-trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në stolin e “Djajve të Kuq”, pavarësisht kohëzgjatjes së kontratës që mund t’i ofrohet.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sipas të cilit drejtuesit e Manchester United nuk po nxitojnë në vlerësimin e kandidatëve për postin e trajnerit pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Ndërkohë, është konfirmuar se Darren Fletcher do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Solskjaer drejtoi Manchester United nga viti 2018 deri në vitin 2021, periudhë gjatë së cilës skuadra arriti disa finale dhe riktheu stabilitetin në klub. Në fillim të këtij sezoni, trajneri 52-vjeçar u largua nga detyra te Besiktas, aty ku për disa kohë ishte tekniku i yllit shqiptar, Ernest Muçi.

Situata në “Old Trafford” mbetet e hapur, ndërsa rikthimi i Solskjaer shihet si një opsion që po merret seriozisht në konsideratë nga ambienti i klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB