39-vjeçari Radamel Falcao pendohet dhe rikthehet të firmosë me Milionaires në Kolumbi
Rey Manaj në ditët e fundit ka qenë në qendër të zërave të merkatos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që aktualisht është pjesë e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, është folur shumë për një kthim në kampionatin turk pikërisht te ish skuadra e tij, Sivasspor.
Trajneri i Sivasspor, Mehmet Altiparmak foli për median turke në lidhje me mundësinë e kthimit të Manajt në skuadër teksa pasqyronte situatën e merkatos së saj
‘Rey Manaj është lojtar shumë i vlefshëm. Ai ka bërë gjëra të pabesueshme te Sivasspor, duke shënuar gola të mrekullueshëm në Superligë për dy edicione-tha Altiparmak-Për mendimin tim, Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sivassporin. Sigurisht, do të doja ta shihja Rey Manajn këtu. Nëse klubi i tij e lë të lirë, atëherë në rregull. Nëse klubi i tij thotë nuk po e lëmë të shkojë, atëherë do të ketë probleme’
Rey Manaj po kalon një periudhë mjaft pozitive, duke konfirmuar formën e lartë si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel