Manchester United vijon kërkimet për trajner, Solskjaer apo Carrick, cila do jetë zgjedhja e Djajve të Kuq?
Shpresa e Interit për të kthyer Joao Cancelon në Milano u sfumua përfundimisht., pasi futbollisti portugez do të shkojë te Barcelona.
Klubi katalanas i dërguan Al Hilalit propozimin për marrjen e futbollistit me huazim me një pjesë të vogël të pagës të mbuluar, një ofertë kjo që është pranuar nga klubi arab.
Vendimtar në mbylljen e kësaj çështjeje rezultoi vullneti i futbollistit që preferoi kthimin në kampionatin spanjoll të futbollit dhe jo në Serie A italiane. Gjithsesi Barcelona ka kohë deri të premten për t’i komunikuar Federatës Spanjolle heqjen nga lista të Christensen që do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 4 muaj dhe të shtojë në të një futbollist të ri me një pagë të barabartë sa 80% e asaj që përfitonte danezi
Ndërkaq edhe Interi ka marrë një vendim, as Acerbi dhe as De Vrij nuk do të shkojnë te Al Hilal. Transferimi i një prej këtyre dy futbollistëve do të realizohej vetëm në rast se do të konkretizohej ardhja e Joao Cancelos tek Interi.
Top Channel