Ka nga ata që e bëjnë për të ardhura, por ka të tjerë që duan të lëvizin për të bërë karrierë, në mos edhe për krenari patriotike. Në janar ndodh se këto raste lindin edhe kur futbollistët humbin vendin e tyre si titullar dhe shohin t’i largohet shansi për një grumbullim me skuadrën për botërorin që është shumë pranë.

Është një variabël jo shumë e përhapur, por që po ndikon në shumicën e tratativave aktuale. Është ky rasti i lëvizjeve të Romës e vendosur të marrë si Giacomo Raspadorin ashtu edhe holandezin Zirzee.

Të dy këta futbollistë kanë frikë se do të humbasin shansin për të luajtur turneun në SHBA, Kanada, Meksikë për shkak të gjendjes së tyre jo optimale. E dinë shumë mië që Gasperini është gati t’u hapë portat e Olimpico dhe ky aspekt po peshon në mënyrë pozitive në bisedimet mes drejtuesve të Romës dhe përfaqësuesve të të dy lojtarëve.

Çështja Frattesi-Rasti më i qartë është ai i Davide Frattesi, mesfushorit të Interit i cili që në muajt e verës kishte shprehur dëshirën që të përballej me një realitet tjetër. Ndjesitë pozitive me Chivu nuk ia kuroi plagët e vjetra dhe në këto javë dëshira për të punuar sërish me Luciano Spallettin u bë shumë e madhe. Këtu nisën edhe kontaktet me Juventusin që ishte gati ta priste krahëhapur. Por marrëveshja ekonomike me bardhezinjtë nuk u arrit, ndërsa në Stamboll po merr formë propozimi i Fenerbahce, i gatshëm t’i japë mesfushorit 4 milionë euro neto në sezon. Një zgjidhje kjo e kënaqshme në aspektin ekonomik, por Frattesi dhe këshilltarët e tij preferojnë të presin. Kjo për faktin se marrëveshja me bardhezinjtë i tundon më shumë duke ditur se Gattuso pret vetëm që ai të gjejë vazhdimësinë në lojë për t’i dhënë mundësinë për të qenë te Italia. U fol edhe për një shkëmbum me Khephren Thuram, por edhe ky opsion është i vështirë për t’u realizuar, por këtu hyn në lojë faktori kombëtare dhe Frattesi beson

Lucca-Lorenzo Lucca u transferua te Napoli në merkaton e verës me shpresa të mëdha dhe në atë kohë ai e fitoi një vend në skuadrën e Gattusos. Por në muajt e fundit ai u parakalua nga Pio Esposito që diti të shfrytëzojë mundësitë që pati si me Interin ashtu edhe Të Kaltrit. Për këtë arsye Lucca shpreson që të lejohet të shkojë në një skuadër që t’i garantojë një aktivizim më të madh. Manovrat janë në fillim, duke marrë në konsiderate se dëmtimi i Lukakut për momentin e ka nxjerrë jashtë loje; Manna për momentin e konsideron si të pashitshëm. Histori më vete është Federico Chiesa. Që kur u transferua te Liverpool, fitoi kohë me Gattuson dhe po iu reziston sirenave të Serie A. Gjithsesi, Juventus këmbëngul që ta marrë atë menjëherë, ndërsa Napoli rri në gatishmëri. Është e qartë se dëshira për të luajtur me kombëtaren do të vendosë edhe se cfarë lëvizjesh do të bëjë sulmuesi 28 vjecar.

Të tjerët-Në kryeqytetin italian ka të tjera histori interesante. Në Trigoria, Tsimikas po gjen pak hapësira, te Liverpool janë penduar që e lejuan largimin e tij, por The Reds nuk e kanë një vend për të. Tsimikas te Greqia është titullar i rregullt, por sa do të zgjasë kjo? Për këtë arsye Tsimikas ka marrë ditë reflektimi. Akoma më i qartë është pozicioni jokomod i qendërsulmuesit Artem Dovbyk. Ukrainasi që nuk e ka besimin e Gasperinit, po kërkon skuadra që e vlerësojnë, kjo edhe për të mos humbur rolin e bomberit të Ukraina. Ndërsa te Lazio, përbën lajm, largimi i menjëhershëm i Matteo Guendouzi. Në Turqi paguajnë shumë, por ai kërkon më shumë entuziazmin për të shpërblyer edhe atje besimin e Didier Deschamps. Duke u kthyer te Napoli, po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, pozicioni jokomod i holandezit Noa Lang me futbollistin që po vuan në rrugëtimin e tij me Holandën edhe për shkak të aktivizimeve sporafdike të tij nga ana e Antonio Conte. Ndërsa eksperiencat e fundit tregojnë se zgjedhja për të emigruar në vendet arabe me kontrata të pasura nuk sjell sakrifica teknike. Di diçka rreth kësaj Mateo Retegui që edhe pse e la Atalantën, po gjen hapësira në kombëtaren italiane. Pa shqetësuar Cristiano Ronaldon, protagonist i përjetshëm me Portugalinë. Por cështja e tij është ekzemplare; CR7 ka bërë gjihnjë zgjedhje radikale por përmes programimit, edhe në këtë pikë ai iu ka paraprirë të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB