Prapaskenat para vendimit/ Manchester City tentoi një marrëveshje me Premier Legue për sanksion më të reduktuar
Roma rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit. Skuadra verdhekuqe iu imponua Lecces në Via del Mare duke e mundur me rezultatin 2-0 me trajnerin Gian Piero Gasperini që shkon në kuotën e 1000 pikëve në karrierën e tij duke u bërë trajneri i 6 që e arrin këtë kuotë pikësh në Serie A pas Trapattonit, Rocco, Liedholm, Allegrit dhe Spallettit.
Ai që zhbllokoi ndeshjen në tokën puljeze ishte Ferguson që në minutën e 14 që pas një asisti të Paulo Dybalës, ndërsa në minutën e 38, Pisilli pa t’i anulohej goli i dytë për pozicion jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Romës me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 58, Lecce iu afrua golit të barazimit me Pierottin, ndërsa në minutën e 71, Roma i dha një goditje tjetër skuadrës puljeze, teksa shënoi golin e dytë me Dovbyk.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Romës që e mbyll fazën e parë të Serie A me 36 pikë, ndërsa Lecce mbetet me 17 pikë, por ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.
Top Channel