Kupa e Afrikës/Shpërblime të papaguara, Nigeria kërcënon bojkotimin e ndeshjes çerekfinale me Algjerinë
“Hoops” njoftuan të hënën pasdite se ishin ndarë nga Nancy, i cili kaloi vetëm 33 ditë në krye të ekipit në Glasgow.
Vendimi u mor dy ditë pasi Hoops u mundën 3-1 nga rivalët e Rangers në Celtic Park të shtunën. Kjo i dha fund një periudhe katastrofike për francezin, ku ai humbi gjashtë nga tetë ndeshjet e tij në krye. Dhe Celtic nuk ka humbur kohë për të gjetur një zëvendësues, duke riemëruar ish-trajnerin O’Neill, i cili më parë shërbeu si trajner i përkohshëm pas drëheqjes së Berndan Rodgers në muajin tetor të vitit të shkuar. O’Neill, i cili drejtoi gjigantët e Glasgout midis viteve 2000 dhe 2005, performoi mirë pas rikthimit të tij duke fituar shtatë nga tetë ndeshje.
O’Neill ‘i nderuar’ që u rikthye
Kampionët skocezë e konfirmuan lajmin në një deklaratë, ku njoftuan rikthimin e asistentëve të mëparshëm Shaun Maloney dhe Mark Fotheringham. Klubi shkroi: “Klubi i Futbollit Celtic mund të konfirmojë se Martin O’Neill do t’i bashkohet klubit si trajner deri në fund të këtij sezoni.”
Martin do të mbështetet nga Shaun Maloney dhe Mark Fotheringham si asistentë, si dhe nga Stephen McManus, i cili do t’u bashkohet trajnerëve tanë ekzistues, Gavin Strachan, Stevie Woods dhe Greg Wallace për të mbikëqyrur çështjet e ekipit të parë.” Duke reaguar ndaj lajmit, O’Neill tha: “Jam vërtet i kënaqur, në fakt, shumë i nderuar që më kërkohet të kthehem përsëri për të drejtuar ekipin dhe mezi pres të kthehem të punoj përsëri me lojtarët.”
Top Channel