Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë
Policia zvicerane ka konfirmuar se janë identifikuar 116 personat e plagosur në zjarrin tragjik që shpërtheu në barin “Le Constellation” në Crans-Montana natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 40 persona, shumica të rinj që po festonin Vitin e Ri.
Autoritetet bënë me dije se numri i të plagosurve është korrigjuar nga 119 në 116, pasi tre persona të paraqitur në spital më pas rezultuan se nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Hetimet paraprake tregojnë se zjarri dyshohet të ketë nisur në bodrum, pasi fishekzjarrët të vendosura në shishe shampanje janë mbajtur shumë pranë tavanit, i cili ishte i mbuluar me material izolues akustik të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, ndërsa në lokal ndodheshin dhjetëra të rinj.
Mediat e huaja raportojnë se mes te plagosurve janë 68 zviceranë, 21 francezë, 10 italianë, 4 serbë, 4 persona me nënshtetësi të dyfishtë, 2 polakë, si dhe shtetas nga 7 vende të tjera, ndërsa 83 persona vijojnë të trajtohen në spital për djegie të rënda.
Viktimat ishin 14 deri në 39 vjeç, ku 20 prej tyre ishin të mitur.
Pesë nga gjashtë viktimat italiane u dërguan sot drejt Italisë nga aeroporti ushtarak i Sion-it ku u pritën në Milano nga autoritete dhe familjarë.
Prokuroria po heton për vrasje nga pakujdesia pronarët e lokalit, çiftin francez Jacques dhe Jessica Moretti.
Ata nuk janë arrestuar, pasi nuk konsiderohen rrezik arratisjeje, vendim që ka shkaktuar debat publik.
Pronarët pretendojnë se lokali është kontrolluar tre herë në 10 vitet e fundit dhe se ka respektuar rregulloret.
Komuna e Crans-Montana ka njoftuar se të premten do të mbahet një ceremoni përkujtimore për viktimat, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Top Channel