Jo vetëm Chiesa; Frattesi, Raspadori dhe…ata të cilëve merkato iu shërben për të mos humbur kombëtaren.
Duke nisur nga edicioni i këtij viti, Botërorët e futbollit do të jenë me 48 skuadra. Por një situatë e tillë jo të gjithë e kanë pritur me entuziazëm dhe një prej tyre është presidenti i nderit i Federatës Polake dhe njëkohësisht zv/presidenti i UEFA Zbigniew Boniek në një intervistë për median italiane.
‘Sinqerisht, nuk jam në favor të botërorëve me 48 skuadra, janë shumë-tha Boniek-nuk do të rrisë cilësinë e lojës. Tani është më e vështirë të kualifikohesh në Botëror se të kalosh grupin. Kontinenti që po e vuan më shumë këtë rritje të numrit të skuadrave pjesëmarrëse është ai evropian; kemi vetëm 3 vende më shumë, një rritje kjo minimale në krahasim me kontinentet e tjera. Është cështje politike, parash. Më shumë pjesëmarrës do të thotë më shumë të ardhura nga reklamat dhe më shumë të drejta televizive’
Boniek më pas foli edhe për cështjen e kualifikimit të Polonisë, por edhe Italisë që në muajin mars do të luajnë ndeshjet e tyre respektive në playoff me Poloninë që do të përballet me kombëtaren shqiptare
‘Përsa i përket Polonisë, kemi dy ndeshje të ekuilibruara dhe të vështira; në fillim me Shqipërinë në shtëpi, më pas me Suedinë ose Ukrainën në transfertë. Në teori jemi favoritë si Italia.-shtoi Boniek-Nuk arrij të imagjinoj që Italia të mos fitojë dot ndaj Irlandës së Veriut në shtëpi. Në teori, problem është ndeshja e dytë; sfida unike jashtë fushe kundër Uellsit ose Bosnjes mund të jetë e rrezikshme. I uroj Gattusos dhe Të Kaltërve të kualifikohen në Botëros edhe sepse kam nipër që luajnë futboll dhe janë tifozë të kombëtares italiane. Të mos shkosh në Botëror është një dëm sidomos për fëmijët që duan të ëndërrojnë
Top Channel