Pas shkarkimit të Ruben Amorim, Darren Fletcher pritet të marrë drejtimin e Manchester United në mënyrë të përkohshme, sipas gazetarit të The Athletic, David Ornstein.

Portugezi largohet nga Old Trafford pas 14 muajsh në krye të skuadrës, ndërsa intervista e tij shokante pas barazimit 1-1 me Leeds United duket se ishte pika që shkatërroi marrëdhëniet me drejtuesit e klubit. Sipas burimeve, marrëdhëniet mes Amorim dhe bordit të Red Devils ishin tensionuar prej kohësh.

Sistemi i tij me tre mbrojtës ka ngritur shqetësime për disa muaj, ndërsa tre fitore në 11 ndeshjet e fundit të Premier League nuk ishin të mjaftueshme për të bindur klubin.

Fletcher, ish-mesfushori i United, aktualisht trajner i skuadrës U-18, do të debutojë të mërkurën në transfertë ndaj Burnley, ndërsa vendimi për trajnerin e përhershëm pritet të merret gjatë verës. Ai do të kërkojë të tregojë aftësitë e tij dhe të nisë menjëherë me rezultate pozitive në pankinën e parë të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB