Agjentët e Salahut po ua ofrojnë atë disa klubeve në të gjithë Evropën.

Reali i Madridit ka marrë një vendim për një transferim të mundshëm të Mohamed Salah. Klubi ka zgjedhur të mos ndjekë një marrëveshje pavarësisht se anësori iu ofrua nga përfaqësuesit e tij.

Salah aktualisht është larg, me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ai pritet të kthehet në Liverpool drejt fundit të këtij muaji. Largimi i tij për detyrën ndërkombëtare erdhi pas një periudhe të tensionuar  me klubin anglez

Para largimit, anësori kritikoi publikisht Liverpoolin dhe trajnerin Arne Slot. Ai u aktivizua si rezervë në ndeshjen e fundit nëPremier League më 13 dhjetor përballë Brighton në “Anfield”.

Kjo paraqitje nuk bëri shumë për të qetësuar spekulimet rreth të ardhmes së tij. Ka pasur edhe interes nga Italia për sulmuesin egjiptian. Raportet në mediat italiane kanë theksua se Roma po shqyrton një transferim në formë  huazimi për të. “Transfer News Live” raportoi më parë interesin e Romës, por financat mbeten një pengesë e madhe.

Salah fiton rreth 24 milionë euro bruto në sezon. Për një huazim gjashtëmujor, Roma do të duhet të mbulojë të paktën 12 milionë euro në paga. Kjo shifër e ka komplikuar çdo progres.

E njëjta çështje vlen edhe për vende të tjera. Sipas Defensa Central, Real Madridi pati një qasje nga kampi i Salah. Megjithatë, klubi e hodhi poshtë shpejt idenë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB