Zyrtare/ Sylvinho edhe 7 muaj trajner i kombëtares shqiptare, Duka i rinovon kontratën brazilianit
Pas shkarkimit të Ruben Amorim, Manchester United nis kërkimet për pasuesin e portugezit në pankinë. Ndryshe nga sa veproi Chelsea me Enzo Maresca, për Djajtë e Kuq, kanë një listë të gjatë kandidatësh për të bërë zgjedhjen e tyre. Trajner i përkohshëm i skuadrës angleze do të jetë Darren Fletcher, trajneri i skuadrës U18 të Manchester United.
Sipas të përditshme britanike ‘The Telegraph’ në listën e dëshirave të drejtuesve të Djajve të Kuq janë
Enzo Maresca, Gareth Southgate, Marco Silva, Michael Carrick, Roberto De Zerbi, Kieran McKenna, Julian Nagelsmann, Mauricio Pochettino, Eddie Howe apo Thomas Tuchel, por në krye të kësaj liste figuron emri i Oliver Glasner. ‘Trajneri i Crystal Palace është favoriti kryesor’-lexohet te e përditshmja e njohur britanike. Me Glasner në stol skuadra londineze fitoi FA Cup dhe Community Shield.
Por jo vetëm kaq, sipas të përditshmes spanjolle AS, mes opsioneve që po studion Manchester United është shtuar edhe kandidatura e Xavi Hernandez. Nuk është hera e parë që emri i ish trajnerit të Barcelonës lidhet me atë të Djajve të Kuq. Xavi Hernandez ka drejtuar Al Sadd në 96 ndeshje dhe Barcelonën në 143 dhe me blaugranat ai fitoi titullin në La Liga në sezonin 2022-2023
Që pas largimit të Sir Alex Ferguson në vitin 2013, Manchester United është shdnërruar në një mallkim për trajnerët dhe duket se hija e skocezit është akoma e fortë në Old Trafford. Në pak më shumë se 12 vjet në pankinën e Djajve të Kuq David Moyes, Ryan Giggs (i komanduar), Louis van Gaal, José Mourinho, Ole Gunnar Solskjaer, Michael Carrick (i komanduar), Ralf Rangnick, Erik ten Hag, Ruud van Nistelrooy (i komanduar) dhe Ruben Amorim, por asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje që të plotësojë vendin e lënë bosh prej tij. Ruben Amorim i saposhkarkuar është dështimi i radhës i drejtuesve të Manchester United.
Top Channel