Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë
Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance tha të hënën se “një i çmendur” u përpoq të futej me forcë në shtëpinë e tij në Ohio duke thyer dritaret, duke vënë në dukje se ai dhe familja e tij nuk ishin aty.
CNN, duke cituar një burim, raportoi më parë se autoritetet po hetonin “një incident” në shtëpi dhe kishin arrestuar një person.
I dyshuari ndodhet në paraburgim pas incidentit të sigurisë në shtëpinë e zv.presidentit Vance në Cincinnati
I appreciate everyone's well wishes about the attack at our home. As far as I can tell, a crazy person tried to break in by hammering the windows. I'm grateful to the secret service and the Cincinnati police for responding quickly.
We weren't even home as we had returned…
— JD Vance (@JDVance) January 5, 2026
“Nga sa kam kuptuar, një i çmendur u përpoq të hynte duke thyer dritaret me çekiç. Jam mirënjohës ndaj Shërbimit Sekret dhe Policisë së Cincinnati-t, të cilët reaguan shpejt”, tha Vance në një postim në Platformën X. “Ne as nuk ishim në shtëpi, pasi ishim kthyer tashmë” në Uashington, shtoi ai, duke i kërkuar medias të mos tregonte imazhe të shtëpisë së tij me dritare të thyera.
Top Channel