Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë
Mbi 400 turistë, përfshirë 86 qytetarë italianë, kanë mbetur të bllokuar në ishullin jemenas të Sokotrës, pasi fluturimet e tyre janë anuluar për shkak të tensioneve që kanë përfshirë vendin prej ditësh, raportojnë zyrtarët vendas për AFP.
Sipas informacionit, turistët po qëndrojnë në hotele dhe kampe të ndryshme ndërsa njësia e Krizave, në koordinim me Ministrinë e Jashtme, po punon me operatorë të ndryshëm turistikë dhe ambasadën në Riad e cila është përgjegjëse për Jemenin, për të lehtësuar kthimin e tyre.
“Kemi më shumë se 400 turistë të huaj… fluturimet e tyre janë anuluar”, tha Yehya ben Afrar, zëvendësguvernatori i Sokotrës, përgjegjës për kulturën dhe turizmin. Një përfaqësues i qeverisë raportoi se në ishull kishte gjithsej 416 turistë, përfshirë më shumë se 60 rusë.
Sipas mediave, lidhur me turistët e kombësive të tjera, media polake raportoi se dhjetëra turistë polakë kishin mbetur të bllokuar në Sokotra. Po ashtu, ambasada ruse në Jemen njoftoi se kishte marrë kërkesa të shumta për ndihmë nga qytetarët rusë, të cilët gjithashtu ishin bllokuar për shkak të kufizimeve në udhëtimet ajrore në arkipelag.
Mediat polake raportojnë se në ishull është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe portet hyrëse janë mbyllur përkohësisht, duke shkaktuar anulime dhe devijime fluturimesh. Në veçanti, linja ajrore kryesore që shërben Sokotrën ka pezulluar operacionet deri më 6 janar.
“Socotra ndodhet në një rajon shumë të paqëndrueshëm, i cili ka qenë skenë konflikti të armatosur për vite me radhë. Aktualisht, situata e sigurisë është përkeqësuar më tej: hapësira ajrore është mbyllur për shkak të operacioneve të intensifikuara ushtarake. Një linjë ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka pezulluar fluturimet deri më 6 janar”, shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Maciej Wewiór, në X.
Top Channel