Arrestimi i Maduros/ Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës i bën thirrje gjyqtari të presidentit: Mungon juridiksioni për ndjekje penale, gëzon imunitet si kreu i një shteti
Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjatë një takimi të kabinetit të hënën se “metoda e përdorur” nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolas Maduro “nuk mbështetet ose miratohet” nga Franca, tha një zëdhënëse e qeverisë.
Emmanuel Macron tha gjithashtu se Nicolas Maduro ishte një “diktator” dhe se largimi i tij “është një lajm i mirë për venezuelianët”, shtoi Mont-Brezon para gazetarëve.
Emmanuel Macron u kritikua, kryesisht nga e majta franceze, për reagimin e tij fillestar për të mos komentuar metodat e Uashingtonit.
Macron ishte një nga drejtuesit e parë europianë që komentoi arrestimin e Maduros sapo lajmi u bë publik nga Trump. Franca ishte ndër vendet që nuk e njihte mandatin e fundit të Maduros në Venezuelë ashtu si shumica e shteteve europiane.
Top Channel