Spalletti: Përqafimi për Davidin? Është e drejtë t’i tregojmë se sa miq ka në dhomën e zhveshjes
Merkato e janarit e Juventusit do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi. Prioritet i trajnerit Luciano Spalletti për këtë sesion të merkatos është pikërisht përforcimi i mesit të fushës. Orët e fundit u fol për Frattesin që kërkohet edhe në Turqi, u fol edhe për Guido Rodriguez, ndërsa tani është shfaqur emri i Franck Kessie.
Ish mesfushori i Milanit dhe Atalantës, që aktualisht është i impenjuar në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, nuk është më i bindur për aventurën e tij arabe. Al Ahli po mendon për ardhjen e futbollistëve të tjerë dhe Kessie po tundohet nga ideja për t’u kthyer në Evropë, gjithnjë nëse do të lejohet të largohet përpara kohe nga klubi i tij aktual
Juventus që e shfaqi interesin për të në verë, ka ngritur antenat, sipas të përditshmes ‘La Stampa’, Kessie është një dëshirë e vjetër e Damien Comol;o dhe Drejtorit të ri Sportiv të Zonjës së Vjetër, Marco Ottolini po e studion këtë opsion për të parë sa i realizueshëm është ky operacion. Nëse llogaritë do të dalin në rregull, atëherë blerja do të realizohet
Por pengesa në transferimin e Kessie te Juventusit, ashtu sikurse edhe e lojtarëve të tjerë që duan të kthehen nga Arabia në Evropë, është pikërisht paga. Franck Kessie ka me Al Ahli një kontratë deri në 30 qershor me një pagë prej 14 milionë euro. Është pikërisht fakti që Kessie pas 6 muajsh do të jetë i lirë që do të shfrytëzohet nga Juventusi për ta kthyer futbollistin nga Bregu i Fildishtë në Serie A. Nëse Al Ahli do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme në këtë operacion, atëherë kalimi i Kessie te Zonja e Vjetër mund të bëhet realitet.
Top Channel