Kristjan Asllani duket se e ka mbyllur aventurën e tij te Torino.

Sipas mediave italiane, klubi “granata” nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 11,5 milionë euro për kartonin e tij në fund të sezonit dhe po planifikon ta rikthejë mesfushorin tek Interi, i cili e ka në pronësi.

Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, ka lënë të kuptohet se për lojtarin mund të gjendet një zgjidhje tjetër, ndërkohë që diskutimet mbi të kanë nisur menjëherë pas lajmit për largimin e tij nga Torino.

Gazetari i njohur për merkaton, Nicolo Schira, raporton se Interi tashmë i ka propozuar Asllanin klubit të Fiorentinës. Skuadra e qytetit të Firences po kalon një periudhë transformimi, duke lënë pas lojtarët që nuk kanë arritur të japin maksimumin, dhe duket e hapur për të përforcuar mesfushën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB