“Gjëja ime ‘big’ është motra ime e vogël”/ Intervista e Grida Dumës me të motrën. Pse zgjodhi kriminalistikën duke hequr dorë nga muzika?

05/01/2026 13:29

Në episodin e parë për këtë vit në Grida Duma Podcast, Grida Duma flet me motrën e saj, Gerisin, për marrëdhënien mes tyre, kujtimet e fëmijërisë dhe rrugët që jeta i ka çuar ndryshe, por gjithmonë pranë.

Një bisedë e sinqertë, pa filtra, ku dalin në pah ndjeshmëria, forca dhe lidhja mes dy motrave. “Gjëja ime ‘big’ është motra ime e vogël”-shprehet Grida në fillim të intervistës.

Geris rrëfen ndër të tjera sesi u shkëput nga muzika për të studiuar kriminalistike

Pjesë nga intervista

Grida Duma: Aty unë e kuptova që ti mistikën e ke një thirrje të brendshme tënden dhe shkove të studioje kriminalistikë. Për të kuptuar çfarë mendojnë mendjet e errëta të njerëzve në një kohë që je një gjë shumë solare vetë dhe arrin t’i përballosh errësirat e të tjerëve

Geris Duma: Edhe kjo besoj mbase dhe kjo ka qenë arsyeja që më pëlqente kriminalistika dhe e vazhdova atë edhe në kuptimin që atëherë u bënë ato për herë të parë që u bënë studimet be in Albanian Transnational Organized Crime.Edhe që shkoja atëherë domethënë pjesë e domethënë pjesë e doktoraturës së cilën nuk e mbarova ë ishte që do shkoja nëpër këto prison domethënë në nëpër këto

Grida: Burgjet

Geris: Nëpër këto burgjet edhe ishe shumë interesante domethënë kur i flisje këtyre njerëzve që ishin

Grida: Vetëm shqiptarë të krimit të organizuar ishin t’i mi çoje mua

Geris: Nga Shqipëria, Maqedonia, edhe Kosova

Grida: Shikon Londër u shfaq ky u shfaq ky

Geris: Po edhe ishte shumë e bukur ajo gjëja sepse për shembull do shkoje aty do të hiqje tualetin do visheshe me gjëra të mëdhaja oversize do futeshe totalisht në atë gjënë që ai personi të ishte sa më komod të thoshte ty gjënë e vetë. Edhe unë dalloja një gjë shumë interesante që kishin këto si avantazh megjithëse ishin një avantazh le të themi për keq ishte një farë avantazhi që ishin karizmatik shqiptarët në krahasim me ato të tjerët domethënë që ne bënim intervista dhe kam bërë mbi 47 orë intervista me këtë individë këtu.

Grida: Ashtu?

Geris: Po po po.

Grida:47 orë ë?

Geris:Po edhe ishin karizmatik. Ishin të palestruar domethënë edhe kur i thoja domethënë që po ça të bëri domethënë që të vazhdoje këtë këtë rrugë domethënë se ishe mirë domethënë në Amerikë ti minimalisht ke një standard jetese patjetër më të mirë sesa ajo që ke patur, se përndryshe nuk do ja vlente gjithë sakrivica ose minimalisht do ishe kthyer. Thoshin është një sistem kaq i madh saqë më dukej që këtu ishte endless. The opportunities were endless. Unë mund të bëja brenda natës, unë mund të ndryshoja gjithë jetën e familjarëve të mi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB