Juventus, kontakte të tjera për Chiesa, monitorohet dhe Kessie
Celtic ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Wilfried Nancy pas vetëm tetë ndeshjesh në krye të skuadrës.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, duke i dhënë fund një aventure shumë të shkurtër dhe zhgënjyese për klubin skocez. Gjatë periudhës së tij në pankinë, Nancy arriti të regjistronte vetëm dy fitore, ndërsa pësoi gjashtë humbje, rezultate që nuk përmbushën pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të Celtic. Performancat negative dhe mungesa e stabilitetit në fushë e detyruan klubin të ndërmarrë këtë vendim të fortë në fillim të vitit të ri.
Në komunikatën zyrtare, klubi thekson: “Celtic Football Club njofton sot se ka vendosur të ndërpresë kontratën e trajnerit Wilfried Nancy, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon Wilfried për përpjekjet e tij dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirat për të ardhmen”.
Së bashku me Nancy, nga klubi do të largohen edhe ndihmësit e tij Kwame Ampadu, Jules Gueguen dhe Maxime Chalier, të cilët gjithashtu janë falënderuar për kontributin e dhënë. Përveç stafit teknik, Celtic ka konfirmuar edhe largimin e Paul Tisdale nga posti i Shefit të Operacioneve të Futbollit.
Drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se një përditësim i mëtejshëm për situatën në pankinë dhe për hapat e ardhshëm do t’u komunikohet tifozëve sapo të jetë e mundur. Celtic tani pritet të nisë kërkimin për një trajner të ri, me synimin për të rikthyer qetësinë dhe rezultatet pozitive në vazhdim të sezonit.
Top Channel