Zyrtare/Neymar rinovon me Santosin deri në 31 dhjetor: Vendi im është këtu
E ardhmja e Joao Cancelos do të vendoset brenda kësaj jave. Presidenti i Interit, Beppe Marotta konfirmoi se kontakte ka pasur dhe bisedimet ekzistojnë, pra Interi e synon Cancelon për të mbuluar mungesën e Dumfries. Por në këtë moment, Barcelona është dukshëm në avantazh kundrejt zikaltërve në këtë garë për portugezin.
Klubi katalanas dërgoi ofertën e parë zyrtare te Al Hilal për futbollistin. Propozimi është kalimi me huazim me një pjesë të vogël të pagës të mbuluar dhe tashmë dihet se Cancelo e sheh me sy të mirë këtë zgjidhje që do ta kthente në Ligën Spanjolle edhe pse ka një ‘like’ që tërhoqi vëmendjen. Bëhet fjalë për ‘like’ që Cancelo kishte bërë në një postim të Manuel Akanji që festonte fitoren ndaj Bolognas.
Tratativat janë në zhvillim e sipër dhe nëse Barcelona do të vendosë të çojë deri në fund këtë çështje, ka kohë deri të premten për t’i komunikuar Ligës heqjen nga lista të Christensen(që do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën 4 muaj) dhe të përfshijë një futbollist të ri me një pagë sa 80% e asaj që përfiton qendërmbrojtësi danez.
Top Channel