Torino ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës.

Të besuarit e Marco Baronit mposhtën 3 – 0 veronezët. Nga minuta e parë ishte në fushë mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli.

Jo vetëm që luajti deri në fund, por 29-vjeçari shqiptar mori versionin e “Pirlos” në minutën e 90+1.

Ismajli kuptoi lëvizjen e sulmuesit Alieu Njie dhe nga thellësia “shpiku” krosim fantastik, i cili u përkthye për asist. Sipas “Flashscore”, mbrojtësi i Shqipërisë mori notën më të lartë, 8.2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB