Mesfushori Lennart Karl ka shprehur dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin.

Karl po vlerësohet tej mase në Gjermani, ndërsa e ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munich pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare. Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani thotë se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin mirëpo në të ardhmen shpreson të luajë për Realin.

“FC Bayern është klub shumë i madh. Është ëndërr që luaj këtu, por në një pikë të karrierës, shpresoj të shkoj tek Reali i Madridi. Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo qëndron mes nesh. Sigurisht, Bayerni është diçka shumë e veçantë dhe kalojmë shumë mirë”, deklaroi ai.

Karl ka kontratë edhe për dy vite me Bayernin, më saktësisht deri në vitin 2028. Këtë edicion, ai ka zhvilluar 22 paraqitje për të kontribuar me gjashtë gola e dy asistime.

Ndërkohë, Karl pëlqehet shumë edhe në Angli, nga klubet e mëdha si Manchester City, Liverpool e Arsenal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB