Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit
Amir Rrahmani bëhet protagonist në ndeshjen shumë të rëndësishme të Serie A mes Lazios dhe Napolit në Olimpico të Romës.
Kapiteni i Kosovës që luan si mbrojtës në një moment të ndeshjes u shndërrua në sulmues teksa shënoi golin e dytë për skuadrën kampione të Italisë, ndërkohë që të parin e kishte shënuar më parë Spinazzola.
Gjithçka ndodhi në pjesën e parë pikërisht në minutën e 32, kur Rrahmani shfrytëzoi mjaft mirë ekzekutimin e një goditje dënimi dhe me një gjuajtje me kokë e dërgoi topin në rrjetë duke bërë që napoletanët të festojnë avantazhin e dyfishtë në atë moment
Lazio-Napoli është një ndeshje ku të dyja skuadrat kanë objektivat e tyre. Skuadra e Maurizio Sarrit synon zonën evropiane, ndërsa Napoli është në një garë për titullin kampion bashkë me dy skuadrat milaneze, Inter dhe Milan.
Shiko këtu golin e Rrahmanit
Top Channel