“Ëndërroj Realin e Madridit”/ Adoleshenti Lennart Karl ‘tërbon’ tifozët e Bayernit të Mynihut
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, u largua me nxitim nga konferenca për shtyp pas barazimit 1-1 me Leeds të dielën.
Nuk ka një atmosferë të mirë në klub, flitet për një marrëdhënie të keqe midis Amorim dhe drejtorit të sportiv të United, Jason Wilcox, i cili do të donte që portugezi të përshtatej më shumë taktikisht me atë që ka në dispozicion. Nga ana tjetër, strategu i United thuhet se është i zhgënjyer që klubi nuk do të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pas barazimit kundër Leeds, Amorim u përball me shumë pyetje të pakëndshme. Ai thekson se nuk dëshiron të largohet nga klubi, por njoftoi se kjo do të ndodhë kur t’i skadojë kontrata. Nuk ka indikacione se dikush do të dëshirojë ta zgjasë bashkëpunimin e dështuar.
“Emri im nuk është Thomas Tuchel, as Antonio Conte, as Jose Mourinho, por unë jam trajneri i Manchester United. Kjo do të mbetet kështu për 18 muajt e ardhshëm ose kur bordi të vendosë ta ndryshojë. Kjo është ajo që dua të them dhe dua të mbaroj me këtë. Nuk do të dorëzohem. Do të largohem kur një tjetër njeri të vijë këtu dhe të më zëvendësojë.”
“Unë erdha këtu për të qenë trajner i Manchester United, jo trajner dhe çdo pjesë tjetër e klubit, nga vëzhguesit dhe deri te drejtori sportiv, secili duhet të bëjë punën e vet, unë do të bëj timen. Do të mbarojë brenda 18 muajsh dhe të gjithë do të ecin përpara “, tha Amorim dhe e mbylli konferencën duke u larguar nga salla.
Top Channel