Nuk ka fitues në ndeshjen mes Leeds dhe Manchester United në Premier League angleze. Në Elland Road kjo përballje u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrat që ndanë nga vetëm 1 pikë me Djajtë e Kuq që kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, ndërkohë që Leeds është i pathyeshëm prej 7 ndeshjesh

Historitë e kësaj ndeshjeje u shkruan në pjesën e dytë të saj pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Në minutën e 62, Leeds zhbllokoi rezultatin teksa shënoi me Brenden Aaronson. Por reagimi i Manchester United ishte i menjëhershëm sepse vetëm 3 minuta më vonë, Djajtë e Kuq barazuan me Matheus Cunha.

Ky gol e ndezi më shumë këtë ndeshje me të dyja skuadrat që patën shanset e tyre për të shënuar gol tjetër, por në fund ndeshja u mbyll 1-1 me Manchester United që shkon në 31 pikë në vendin e pestë, ndërsa Leedsi shkon në 22 pikë në vendin e 16 duke iu larguar pak më shumë zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB