Tifozët e Valencias të nxehur pas humbjes me Celta Vigon, shkatërrojnë autobusin e ekipit
Nga Torino vijnë konfirmime në lidhje me të ardhmen e Kristjan Asllani. Klubi granata po mendon të mbyllë përpara kohe kontratën e huazimit me mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili deri tani nuk ka bindur aspak stafin teknik të skuadrës edhe pse është aktivizuar në 15 ndeshje, shumë prej të cilave i ka luajtur si titullar.
Asllani ka udhëtuar me skuadrën e tij për në Verona, por prania e tij mes të grumbulluarve për këtë ndeshje nuk është e sigurt. Në orët në vijim priten të reja të rëndësishme në lidhje me të ardhmene Kristjan Asllanit, nëse do të ketë ndërprerje të kontratës së huazimit për të, mesfushori kuqezi do të kthehet të Interi që ka në pronësi kartonin e tij pas vetëm 6 muajsh.
Kristjan Asllani, të cilin Bologna kërkoi ta blejë përfundimisht, zgjodhi të kalojë te Torino në formë huazimi për 1.5 milinonë euro me të drejë blerjeje në fund të sezonit për shifrën e 11.5 milionë eurove.
Top Channel